Luis Suarez do të mbetet tek Barcelona

Luis Suarez do të mbetet tek Barcelona

Sulmuesi kryesor i Barcelonës, Luis Suarez, do të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi i Barcelonës, me gjithë interesimet e shumë skuadrave të tjera, për shërbimet e tij.

Mediumi Diario Sport, ka raportuar se Suarez nuk ka shfaqur aspak interesim për largim nga klubi, pasi ai nuk e sheh vetën tek ndonjë skuadër tjetër, raporton Insajderi.

Kujtojmë se Barcelona është duke kërkuar lojtarë të tjerë sulmues (Martinez dhe Aubamayang) për të zëvendësuar Suarez-in, por që ky i fundit dëshiron të qëndroj dhe të luftojë për pozitën e tij.

Ekipi nga Amerika, Inter Miami, që është në pronësi të David Beckham, ka shfaqur interesim konkret për Suarez, por duket se një transferim i tij në Amerikë, është larg që të ndodhë./Insajderi.com.