Luis Suarez drejt transferimit te Atletico Madrid

Luis Suarez drejt transferimit te Atletico Madrid

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, pas dështimit të transferimit në Itali te Juventus, duket se është afër të ndryshojë ekip, mirëpo jo dhe kampionat, njofton Insajderi.

Interesim konkret për sulmuesin, kanë shfaqur rivalët e Barcelonës nga kampionati spanjoll, skuadra madrilene, Atletico Madrid.

Çelësi i këtij transferimi është sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, që kaloi për një sezon huazim te kampionët e Italisë, Juventus. Kjo i hapë rrugën transferimit të Suarez në “Wanda Metropolitano”, pasi pozita e sulmuesit është e lirë.

Duhet thënë se gjatë tërë merkatos u fol për një transferim të mundshëm të Suarez te “Zonja e Vjetër”, por që dështoi në fund. Mirëpo dështimi i transferimit të Suarez nga Barcelona te Atletico është shumë i vogël, pasi Suarez ka shkëputur kontratën me ekipin katalunas.

Sipas asaj që raporton Rac1, Suarez do të përfitoj një pagë prej nëntë milionë euro në vit, pesë më pak se që fitonte te Barcelona. /Insajderi.com