Luka Modriç mbron Gareth Bale

Luka Modriç mbron Gareth Bale

Mesfurshori kroat që aktivizohet te Reali i Madridit, Luka Modriç, ka mbrojtur uellsianin Gareth Bale, që dikur e kishte bashkëlojtar të Reali si dhe te londinezët e Tottenham, njofton Insajderi.

Modriç tha se Bale nuk kishte asnjëherë probleme në dhomat e zhveshjes te madrilenët, gjithashtu u bëri thirrje tifozëve të Realit që të kujtojnë ato që ka bërë Bale në “Santiago Bernabeu”.

Pas shtatë sezonesh, me Real Madrid, uellsiani u rikthye në Londër, te Tottenham Hotspur, për një vit huazim për 13 milionë euro, por agjenti i Bale tha se huazimi mund të zgjatet për më shumë.

“Unë kam qenë me Gareth pjesën më të madhe të jetës profesionale. Ai është një djalë spektakolar”, tha kroati për  “COPE”.

Më tutje, mesfushori kroat vazhdon, duke thënë “Gareth është i ndrojtur, i ngjashëm me mua. Ajo që thuhet për të nuk është e drejtë. Njerëzit e gjykojnë atë për vitet e fundit, por ajo çfarë ka bërë në Madrid, është mbresëlënëse dhe gjithashtu do të kujtohet si një lojtar që ka bërë shumë për ekipin. Asnjëherë nuk ka pasur probleme në dhomat e zhveshjes, fliste mirë spanjisht dhe bënte shaka me ne. Bale nuk shoqërohej shumë, ishte i tillë, por më trishton që gjithçka që ka bërë për klubin, është harruar vitet e fundit”, përfundoi fjalën e tij mesfushori kroat për ish bashkëlojtarin uellsian. /Insajderi.com