Lukashenko inaugurohet si president pa paralajmërim

Lukashenko inaugurohet si president pa paralajmërim

Po vazhdojnë protestat masive në Bjellorusi pas inaugurimit të presidentit, Alexander Lukashenko, në një ceremoni të paparalajmëruar.

Kishte raportime të rrahjeve dhe ndalimeve nga policia dhe pamjet video treguan se po përdorej topa uji, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Qindra njerëz morën pjesë më herët në ceremoninë e betimit të Lukashenkos për një mandat të gjashtë. Një anëtar i opozitës e përshkroi atë si një “takim hajdutësh”.

Opozita thotë se zgjedhjet e muajit të kaluar ishte manipuluar në favor të  Lukashenko.

Komisioni zgjedhor i vendit tha se presidenti i kontestuar fitoi më shumë se 80% të votave, duke shkaktuar protesta masive me javë në të gjithë vendin.

Disa vende të Bashkimit Evropian thonë se ata nuk e njohin Alexander Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë. /Insajderi.com