Lukashenko: Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë

Presidenti i Bjellorusisë Alexandar Lukashenko nuk heqë dorë nga aktivitetet e përditëshme edhe pse këto nënkuptojnë kontaktin e afërt. ai madje thotë se vodka dhe saunat mund të kurojnë koronavirusin vrasës, duke injoruar konsulencën botërore mbi pandeminë.

Lukashenko: Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë

“Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë. Këtu nuk ka virus. A keni vërejtur pranverën këtu? As unë nuk kam vërejtur. Këtu është si në frigorifer. Kjo është më së miri për imunitet, ky është ilaçi më i mirë për virus”, ka thënë ai.

Alexander Lukashenko ka sugjeruar madje se bjellorusët duhet të pijnë 50ml vodka në ditë për të mbajtur larg virusin.

Lukashenko, aleati më i afërt i Putinit, thotë më tej se puna në fusha dhe ngrënia e mëngjesit në orën e caktuar janë mënyra më e mirë për të qëndruar i shëndetshëm.

Deri në fundjavë vendi kishte vetëm 51 raste koronavirusi dhe presidenti tha se bjellorusët “nuk vujanë nga e njëjta psikozë si ata në Evropën Perëndimore.”

Bjellorusia është një prej vendeve të fundit në botë që nuk ka anuluar kampionatin e futbollit, e që i gëzon dashamirët e këtij sporti në gjithë botën.

Futbollisti më i njohur vendas Alexander Hleb, ish-yll i Arsenal e Barcelona pranoi se “asnjë nuk e vret mendjen për koronavirusin”./Insajderi.com.