Lukashenko urdhëron policinë t’i ndalojë protestat, thotë se “trazirat” po financohen nga jashtë

Lukashenko urdhëron policinë t’i ndalojë protestat, thotë se “trazirat” po financohen nga jashtë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka urdhëruar të mërkurën Policinë përmes Ministrisë së Brendshme që të parandalohen protestat siç  ka thënë presidenti i Bjellorusisë, “Nuk duhet të ketë trazira në kryeqytetin, Minsk”.

Aleksander Lukashenko udhëzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme për të parandaluar trazirat në vend, dhe veçanërisht në Minsk.

Më tutje, Lukashenko, tha se duhet të ketë kujdes Komiteti i Kufirit Shtetëror, pasi e beson se kundërshtimi i tij po vjen nga jashtë dhe se shumë protestues po financohen.

“Unë e udhëzoj Komitetin e Kufirit Shtetëror të forcojë mbrojtjen e kufirit shtetëror përgjatë gjithë perimetrit, në mënyrë që të parandalojë militantët, armët, municionet, paratë nga vendet e tjera të hyjnë në Bjellorusi për të financuar trazirat. Ne shohim që këto para po vijnë, “tha presidenti bjellorus, raporton agjencia e lajmeve bjelloruse, Belta.

Protestat në Bjellorusi kanë shpërthyer që nga 9 gushti, kur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në të cilat, Aleksander Lukashenko pretendonte një fitore me mbi 80%. /Insajderi.com/