Lukashenko vazhdon ofendimin e protestuesve, teksa kryengritja po vazhdon

Lukashenko vazhdon ofendimin e protestuesve, teksa kryengritja po vazhdon

Dhjetëra mijëra opozitarë kundër pushtetit të presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, janë mbledhur në kryeqytetin, Minsk, për të protestuar kundër zgjedhjeve të diskutueshme.

“Marshi për Liri” në qendër të kryeqytetit vjen në mes të zemërimit në rritje për pretendime në manipulim të zgjedhjeve dhe dhunës policore në protestat pasuese.

Lukashenko po vazhdon të ofendojë protestuesit, tani ai i ka quajtur “minjë”.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të mbrojnë vendin e tyre dhe pavarësinë e Bjellorusisë, po ashtu mbështetësit e tij janë grumbulluar, por siç raporton BBC, ka dyshime për detyrim të punëtorëve të sektorit publik me kërcënime për humbjen e vendeve të tyre të punës.

Rusia ra dakord të ofronte ndihmë sigurie në rastin e kërcënimeve ushtarake të jashtme për Bjellorusinë.

Presidenti i  Bjellorusisë që është në pushtet që nga viit 1994, gjithashtu shprehu shqetësime për ushtrimet ushtarake të NATO-s që po zhvillohen në Poloninë dhe Lituaninë fqinje. /Insajderi.com/

Dhjetëra mijëra kundërshtarë të Presidentit Bjellorusi Aleksandër Lukashenko janë mbledhur në Minsk për të protestuar kundër zgjedhjeve të diskutueshme. /Insajderi.com/