Luke Shaw do të mungoj një muaj te Manchester United

Luke Shaw do të mungoj një muaj te Manchester United

Anësori i majtë i Manchester Unitedit, Luke Shaw, do të jetë një muaj jashtë fushës për shkak të lëndimit, njofton Insajderi.

Shaw u lëndua në ndeshjen e së shtunës në Premier Ligë, në të cilën United shënoi fitore si mysafir tek Everton me rezultatin 3:1. Përpara duelit Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i “djajve të kuq” u ankua për orarin e ngushtë dhe faktin që pas duelit të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Turqi atyre iu desh të luanin në “Goodison Park” të shtunën në ora 12:30 sipas kohës lokale.

Ai po ashtu mori mbështetje nga shumë trajnerë të tjerë në Premier Ligë ndërsa konfirmimi i shqetësimit të tij erdhi kur Shaw u lëndua.

Lojtari 25 vjeçar këtë sezon ka luajtur 10 ndeshje për Manchester Unitedin. /Insajderi.com