Lushtaku: Enver Hoxhaj është kandidati më i mirë për kryeministër

Lushtaku: Enver Hoxhaj është kandidati më i mirë për kryeministër

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj e ka quajtur Enver Hoxhajn si kandidatin më të mirë për kryeministër.

“Profesor Hoxhaj është pa dyshim kandidati më i mirë, i cili me bagazhin e tij akademik e profesional, do të jetë alternativa më e mirë për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ai shtoi se ka pasur unitet të plotë për përcaktimin e kandidatit për kryeministër.

Lushtaku theksoi se së shpejti do të publikohen edhe emrat e kandidatëve për deputetë.

“Së shpejti do të paraqesë edhe listën e kandidatëve për deputetë, me figura të shquara të cilat do të jenë zëri më i mirë i qytetarëve të vendit në parlamentin e Kosovës”. /Insajderi.com

 

Sot, në takimin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, me unitet të plotë, kemi caktuar Profesorin e nderuar,…

Posted by Sami Lushtaku on Wednesday, 23 December 2020