Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, vlerëson se EULEX nuk ka nevojë të hyjë nëpër shtëpitë e askujt, pasi kjo është maltretim për familjen, njofton Insajderi.
Lushtaku, në emisionin Frontal në T7 ka thënë se “mjafton një thirrje telefonike që të paraqiten personat e ftuar nga Gjykata Speciale.
“Unë mendoj që EULEX dhe Gjykata e Hagës nuk ka nevojë të na hyjnë në shtëpia dhe të na bezdisë familjen. Me një thirrje telefonike besoj që jemi të gatshëm me ju përgjigj thirrjes”.
“Nuk ka nevojë me na hy nëpër shtëpia me i maltretuar edhe familjet tona”./Insajderi.com