Lushtaku: Kam dëshirë Albini të garojë në zgjedhje, të tjerët në VV janë “të vegjël”

Lushtaku: Kam dëshirë Albini të garojë në zgjedhje, të tjerët në VV janë “të vegjël”

“Të vegjël janë të tjerët në Vetëvendosje përpos Albin Kurtit”, kështu mendon nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku.

Ai në intervistë për KallxoPernime, tha se ka dëshirë që Albin Kurti t’i pri listës për deputet.

“Të tjerët pos Albinit më duken të vegjël me të gara bëhet më interesante”.

Lushtaku tregoi se do të garojë në zgjedhjet lokale për kryetar të Skenderajit dhe se në këto votime nuk do kandidojë për deputet.

“Jam më i vendosur se kurrë të kandidoj për kryetar të Skenderajit”.

Lushtaku shtoi se në Partinë Demokratike të Kosovës janë të unifikuar dhe se e mbështesin Enver Hoxhajn për kryeministër. /Insajderi.com