
Sami Lushtaku ka shpallur kanditaturën për kryetar të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.
Lushtaku këtë njoftim e ka bërë në Facebook, duke thënë se e ka parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj për kandidimin e tij. Për këtë, ai thotë se ka vendosur të kandidojë për kryetar të degës.
Postimi i Lushtakut:
“Të dashur qytetarë,
Duke u bazuar në rregullorën për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës,
Duke falëndëruar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme,
Duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj,
Duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim,
Sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj.
Sinqerisht, Sami Lushtaku.”
Sami Lushtaku aktualisht është kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.
Në Skenderaj janë dy grupe për të marrë primatin në PDK-së: grupi i Sami Lushtakut dhe grupi i Nuredin Lushtakut. /Insajderi.com