Lushtaku për Kurtin: Nuk mund të mbrojë vlera që as vetë nuk i ka

Lushtaku për Kurtin: Nuk mund të mbrojë vlera që as vetë nuk i ka

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushatku, ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Lushtaku ka thënë për Kurtin se nuk mund të mbrojë vlera kur ai vetë si ka ato vlera, duke aluduar në (mos) kontributin e Kurtit në luftën e fundit.

Tutje Lushatku ka vazhduar duke thënë se “ata që me akuzat e tyre ndaj UÇK-së i’a vendosën themelet Gjykatës Speciale, sot po na shiten si gardianë të mbrojtës së luftës”.

“Të gjithë ata që prej nga paslufta e deri sot, me akuzat e tyre ia vendosën themelet çdo gjykate që synonte të njolloste UÇK-në, tani përnjëherë po na prezantohen si gardianët e luftës dhe luftëtarëve. ‘Mbrojtja’ e tyre nuk është asgjë tjetër përveçse një kor kopallash e demagogjish neveritëse”.

Më pas ai ka vazhduar duke thënë se mençuria prapa kuvendit dhe trimëria pas betejës janë veprime që s’kanë vlere.

Në fund Lushtaku ka porositur që ta ruajmë UCK-në si vlerë sepse ajo është e të gjithëve./Insajderi.com