Lushtaku propozon diçka që PDK-ja as që pranon ta diskutojë

Lushtaku propozon diçka që PDK-ja as që pranon ta diskutojë

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, personalisht mendon se ka ardhur koha që PDK-ja të shkojë në opozitë.

Këtë e ka thënë në një intervistë për “Komiteti” në TV Dukagjini teksa ka folur për procesin e krijimit të Qeverisë së re.

“PDK është mirë që të shkojë në opozitë. Mendimi im personal është që të qëndrojmë në opozitë. VV dhe opozita e deritashme na ka akuzuar shumë dhe është koha që të tregojmë përnjëmend se kush jemi”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka folur edhe për ish-kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi dhe kryetarin e tanishëm të PDK-së, Kadri Veseli.

Veselin e ka quajtur një njeri të fjalës ndërsa Thaçin e ka quajtur një mik të tijin. /Insajderi.com