Lushtaku: Shokët e mi do të kthehen të pafajshëm

Lushtaku: Shokët e mi do të kthehen të pafajshëm

Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i PDK-së, ka folur pas aktakuzave të ngritura dhe pas paraqitjes të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, ish-pjesëtarëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale të Hagës, njofton Insajderi.

Lushtaku ka thënë se në kohën kur vendi ishte i përfshirë nga lufta, e vetmja gjë që u vinte në mend luftëtarëve të UÇK-së ishte vdekja.

“Në atë kohë kemi menduar vetëm vdekjen. E kemi ditur 100 për qind që jemi të vdekur. Për ne me rëndësi është që Kosova sot është e pavarur. Është e dhimbshme që kjo gjykatë, dhe të tjera në Kosovë, sepse ne po konsiderojmë që Serbia ka kryer krimet dhe gjenocidin në Kosovë dhe faturat po i paguajmë ne në Kosovë. Nuk është Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, apo Jakup Krasniqi a Rexhep Selimi problem, problem sot është Kosova”.

Tutje Lushtaku theksoi se qëllimi i UÇK-së nuk ka qenë asnjë herë shënjestrimi i qytetarëve serbë, përkundrazi.

Ai gjithashtu ka deklaruar se shqiptarët e Kosovës kanë qenë të ethshëm për drejtësi./Insajderi.com