Artikull i sponsorizuar

Luta: “Albimi” e “Integj” me brendet e tyre, janë krenaria e Gjilanit

Luta: “Albimi” e “Integj” me brendet e tyre, janë krenaria e Gjilanit

Në vazhdën e vizitës që po iu bënë bizneseve gjilanase, kandidati i LDK’së për kryertar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në kompaninë “Albimi”, prodhues i biçikletave dhe “Integj”, prodhues i tekstilit.

Pronari i këtyre kompanive, Ibrahimi Krivaqa, e ka njoftuar Hazirin për punën që po bëhet, duke vizituar të gjitha sektoret e këtyre kompanive, ndërkaq ka theksuar aktualisht punojnë 170 punëtorë dhe se prodhimet e tyre po eksportohen me sukses në vendet e Bashkimit Europian.

E, kreu i Gjilanit është shprehur se “Albimi” dhe “Integj” me brendet e tyre, janë bërë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës.

“Albimi” e “Integj” me brendet e tyre janë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës. Suksesi i tyre në eksport na gëzon të gjithëve. Gjatë qeverisjes me Gjilanin ne kemi krijuar ambient tejet të favorshëm për bizneset sepse në këtë mënyrë gjenerohen vendet e reja të punës dhe ndikon direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, u shpreh kryetari Haziri.

Në fund, kryetari i Gjilanit ka pohuar se edhe në qeverisjen e re do të vazhdoj të krijoj lehtësira fiskale për bizneset gjilanase.