Lutfi Haziri: Jo veç kryeministri, por edhe presidenti kalon nga zyrat e LDK-së

Lutfi Haziri: Jo veç kryeministri, por edhe presidenti kalon nga zyrat e LDK-së

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka plotësuar edhe më shumë deklaratën e tij të cilën e ka bërë gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, kur kishte thënë se “emri i kryeministrit sillet nga zyrat e LDK-së”.

Në emisionin “Pressing”, Haziri asaj deklarate i ka shtuar edhe një post tjetër të rëndësishëm që LDK-ja ka fuqi ta vendos, atë të presidentit, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se “Jo vetëm kryeministri, por edhe presidenti kalon nga zyrat e LDK-së”.

“Këtë fuqi të LDK-së, e ka kuptuar me kohë Hashim Thaçi, prandaj ai ka bërë koalicion me LDK-në dhe është bërë president në vitin 2016”.

“Kështu do të jetë edhe 10 vitet e ardhshme, për ata që e kuptojnë le të reflektojnë” ka shtuar në fund Haziri./Insajderi.com