Lutfi Haziri ndjek rrugën e Agim Veliut – i pakonkurrencë brenda LDK-së

Lutfi Haziri ndjek rrugën e Agim Veliut – i pakonkurrencë brenda LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbajtur sot zgjedhjet e brendshme në komunën e Gjilanit, shkruan Insajderi.

Me mbështetje të gjithsej 101 delegatëve, Lutfi Haziri është rizgjedhur në detyrën e kryetarit të degës së Gjilanit.

Kryetari i rizgjedhur i LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka falënderuar 101 delegatët për mbështetjen absolute, duke thënë se ky është besim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të.

“Kjo është përbërja më e mirë dhe më reprezentative që është zgjedhur sot më mbështetjen tuaj unanime. Sot janë zgjedhur aktivistët dhe profesionistët më të dëshmuar, duke përfshirë edhe gruan, e edhe rininë. Pra, në LDK duhet të afrohen të tjerët, e jo të përjashtohen. Dhe jam shumë i lumtur dhe krenar me këtë unitet dhe mbështetje të jashtëzakonshme që erdhi nga njerëzit e zgjedhur”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se anëtarët e LDK-së janë më të rëndësishëm se sa funksionarët e kësaj partie dhe së bashku do ta kombinojnë një lidership lokal që del nga strukturat e Këshillit Drejtues.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje të brendshmë është përballur me probleme të mëdha. Në disa degë e nëndegë, zgjedhjet nuk kanë shkuar siç duhet ku disa prej tyre kanë përfunduar me përleshje e rrahje me karrige./Insajderi.com/