Lutfi Haziri “përqesh” premtimin e Albin Kurtit për pushimin e lehonisë

Lutfi Haziri “përqesh” premtimin e Albin Kurtit për pushimin e lehonisë

Kryetari i komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri e ka quajtur madhor dhe të paqëndrueshëm premtimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit për pushimin e lehonisë për të dy prindërit, njofton Insajderi.

“Për mua ka qenë premtimi më i madh dhe më i paqëndrueshëm nëse i jepet të dy prindërve e drejta e lehonisë. Nëse kemi dy punëtorë dhe dy punojnë në administratë publike se në privat është ndryshe, atëherë kemi shkaktuar diçka që vështirë e kemi ta mbulojmë”, deklaroi Haziri në DebatPernime.

Haziri tha që  është hera e parë që nuk ka dëgjuar shumë programe dhe thyerje të mendimeve në programe dhe politika sektoriale por që kanë prodhuar zhurmë politike.

“Duhet ta ndajnë të dy prindërit pushimin e lehonisë (12 muajsh) dhe shteti do ta ndajë barrën bashkë me ndërmarrjet përkatëse. Ne ende nuk kemi vendosur pagesën sepse na duhet një dialog me sindikatat dhe ndërmarrjet”, kishte premtuar Kurti./Insajderi.com