Lutfi Haziri sqaron akuzat ndaj AAK-së për rrahjen me karrige në LDK

Lutfi Haziri sqaron akuzat ndaj AAK-së për rrahjen me karrige në LDK

Kryetari i Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Hazirit, ka folur për zhvillimet e fundit. Ai ka sqaruar akuzat e partisë së tij ndaj AAK-së.

Ka thënë se akuzat e LDK-së ndaj partisë së Ramush Haradinajt nuk kanë ardhur për shkak AAK ka porositur tensione, por sipas tij njerëz të AAK-së kanë qenë aty për të shkaktar gjëra të tilla.

Haziri u ka kërkuar falje të gjithë atyre që i kanë parë videot e rrahjes së LDK-së.

“Kërkoj shumë dhe kërkojë ndjesë të gjithë ata njerëz që e kanë pa sepse këto veprime nuk janë tona”, ka thënë ai në RTK shkruan Insajderi.

Haziri ka thënë se tensionet janë shkaktuar nga njerëzit me libreza të AAK-së.

“Na nuk po themi që liderët e AAK –së kanë thënë shko, por po themi eksponent me librezë të AAK-së ka ardhur dhe ka shkaktuar ato tash nuk e dimë ne përse”, ka deklaruar ai./Insajderi.com