Luzha thotë se qasja e qeverive të deritashme ndaj kulturës s’ka qenë e duhur

Luzha thotë se qasja e qeverive të deritashme ndaj kulturës s’ka qenë e duhur

Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se qasja e qeverive të deritashme në sektorin e kulturës s’ka qenë e duhur.

Sipas saj, operatorët publikë janë përkëdhelur ndërsa të pavarurit janë cilësuar si të huaj.

“Vij personalisht nga sektori i kulturës. Në sektorin e muzikës, kemi bashkëpunuar shumë, filarmonia, fakulteti i arteve, skena e pavarur e muzikës. Ishte një simbiozë sepse jemi pothuajse të njëjtit njerëz. Prodhojmë artistë që shpërndahen në institucione qoftë publike, e në skenën e pavarur. Qasja në sektorin e kulturës ka qenë problematike. Prioritet dhe përkëdhelje ka pas për operatorët publikë dhe qasje sikur të tjerët të ishin të huaj, si operatorë të pavarur”, teksa ka shtuar se “produktet artistike në masë të madhe ishin të prodhuara nga skena e pavarur”.

Luzha tutje ka thënë se buxheti për kulturën është rritur vazhdimisht, duke shtuar se një gjë e tillë ndjeshëm është vënë re në mandatin e fundit.