LVV pjesë e organizatës ndërkombëtare “Aleanca progresive”

LVV pjesë e organizatës ndërkombëtare “Aleanca progresive”

Lëvizja Vetëvendosje është bërë pjesë e Aleancës Progresive, një organizatë ndërkombëtare e cila tashmë ka 110 anëtarë të subjekteve politike nga e mbarë bota.

Këtë lajm e kanë e ka konfirmuar në një konferencë për media lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Të gjithë anëtarët e “Aleancës Progresive”, ishin pro këtij anëtarësimi, pa asnjë votë kundër, njofton Insajderi.

Në këtë konferencë u theksua se anëtarë të kësaj organizate janë edhe shumë parti të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, duke u parë si një “mundësi për lobim”.

“Është mundësi e mirë për lobim tek partitë politike që përfaqësojnë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën”, u tha gjatë konferencës.

Lëvizja Vetëvendosje është pjesë edhe e internacionales socialiste. /Insajderi.com