Lyrical Son konfirmon bashkëpunimin me këngëtaren e njohur

Lyrical Son konfirmon bashkëpunimin me këngëtaren e njohur

Kida përmes rrjeteve sociale ditë më parë ka paralajmëruar projektin e saj të ri, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kishte bërë të ditur se kënga është duet, por nuk e kishte zbuluar emrin e artistit me të cilin ka bashkëpunuar.

Por, heshtjes i erdhi fundi, Kida ka konfirmuar se po sjell duet me reperin Lyrical Son.

“Mu po m’doket #DejaVu ❌ @lyricalson ?”, ka shkruar Kida mbi foton, në të cilën tregon një pjesë nga skenat e klipit.