M.I.A. publikon “CTRL”- “një këngë për vitin 2020”

M.I.A. publikon “CTRL”- “një këngë për vitin 2020”

M.I.A. ka publikuar këngën e re  CTRL, të cilën në Twitter e ka përshkruar si “një këngë për vitin 2020”.

“Kjo nuk është një këngë për albumin e shumëpritur”, thotë deklarata, duke sugjeruar që ajo është duke bërë më shumë muzikë. “Kjo këngë është bërë për këtu dhe tani. Sot”.

CTRL është kënga e parë në 3 vite, pas “OHMNI 202091” të cilën e publikoi në Mars të këtij viti.

Deklarata për CTRL vjen me një mesazh mbështetës për krijuesin e Wikileaks, Julian Assange, që thotë :”Në kundërshtim të ekstradimit të vazhdueshëm të gazetarit Jualian Assange. Rëndësia e këtij momenti dhe këtij rasti nuk i përngjan asgjëje që kemi parë në pushtetin modern”.