“Ma rrezikuan jetën dhe m’i hëngrën 150 pula” (VIDEO)

“Ma rrezikuan jetën dhe m’i hëngrën 150 pula” (VIDEO)

Mehidin Misiqi arriti të shpëtojë vetë, por jo edhe pulat e tij.

Ai në një intervistë për televizionin Klan Kosova ka treguar se si qentë endacakë ia rrezikuan jetën, derisa ia hëngrën pulat – plotë 150 sosh.

Gjithçka ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës.

“I pash, ishin afër tetë qenë, katër ose pesë brenda. Vetë isha i rrezikuar për jetë. Qenë kishin qenë shumë agresivë”, ka thënë ai përcjell Insajderi.

Dëmi, sipas Mehedinit, llogaritet të jetë diku 1500 euro.

Qentë endacakë janë bërë problem i pazgjidhshëm për komunën e Prishtinës.

Tash kanë mbytur pula, por ka pasur raste në të kaluarën kur kanë sulmuar edhe njerëz dhe kanë lënduar gjithashtu.

Videon mund ta shikoni KËTU.