Maas: Sulmet kundër civilëve në Idlib janë krime lufte

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, deklaroi sot se sulmet kundër civilëve në Idlib janë krime lufte.

Maas: Sulmet kundër civilëve në Idlib janë krime lufte

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Maas deklaroi se qeveria siriane dhe aleatja e saj Rusia, kanë detyrim për të mbrojtur civilët, por përkundrazi, po bombardojnë infrastrukturën civile, si spitale dhe shkolla.

Sipas OKB-së, rreth 950 000 persona janë zhvendosur në veriperëndim të Sirisë që nga dhjetori, për shkak të një fushate të vazhdueshme të qeverisë siriane në qëndresën e fundit të rebelëve.

Gjithashtu Maas i kërkoi Këshillit të Sigurimit, të sigurojë hyrje të plotë humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta, duke shtuar se ndihma ndërkufitare është me rëndësi jetike.