fbpx

Macron: Dua që zemërimin e qytetarëve ta shndërroj në zgjidhje

Debati i madh kombëtar i cili të martën fillon në Francë me qëllim të zgjidhjes së krizës të nisur me protesta të qytetarëve të pakënaqur nuk do të jetë referendumi, pretendon Pallati i Eliesesë duke i zbuluar disa pjesë të letrës së Emmanuel Macron për francezët.

Macron: Dua që zemërimin e qytetarëve ta shndërroj në zgjidhje

Macron, i cili të hënën duhet ta dërgojë një letër për francezët për t’iu bërë thirrje për një debat të madh kombëtar, ka pretenduar se zemërimin e qytetarëve dëshiron ta shndërrojë në zgjidhje.

Presidenti i Francës ka propozuar që gjatë debatit, i cili do të zgjasë deri më 15 mars, të nisen zgjidhjet e 35 çështjeve në kuadër të katër temave – e këto janë fuqia blerëse, tatimet, demokracia dhe ambienti. Ai ka premtuar këtë debat në dhjetor në mënyrë të përgjigjet në pakënaqësitë e qytetarëve  të cilët prej 17 nëntorit po protestojnë me xhaketat e verdha simbolike.

Debati do të fillojë zyrtarisht të martën në Normandi.

Kryeministri i Francës Edouard Philippe nesër do të duhet t’i shpalosë detajet rreth këtij debati./Insajderi.com.