Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, janë gati ta mbajnë një samit në Paris, për të pritur përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ambasada e Francës në Kosovë.
Me anë të një mesazhi në Twitter ambasada shkruan gjithashtu se Gjermania e Franca presin që dialogu të fillojë shpejt.
“Franca dhe Gjermania presin që dialogu mes Kosovës e Serbisë të rikthehet shpejt. Bashkë me kancelaren Merkel, presidenti Macron është gati ta mbajë një Samit në Paris”, shkruan ambasada në Twitter./Insajderi.com
France and Germany expect Dialogue between Kosovo and Serbia to resume soon. Together with Chancellor Merkel, President Macron remains ready to host a Summit in Paris.
— France au Kosovo (@FranceauKosovo) June 25, 2020