Telefonatë nga Parisi

Macron e telefonon Vuçiq-in: Bisedojnë për dialogun

Presidenti francez e ka telefonuar presidentin serb për të biseduar rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Macron e telefonon Vuçiq-in: Bisedojnë për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, njofton Insajderi.

Lajmin për komunikimin telefonik me Macronin, Vuçiq e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Ai ka njoftuar se një nga temat e bisedës ishte edhe dialogu me Kosovën.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë telefonike me Presidentin e Francës Emmanuel Macron. Temat kryesore ishin marrëdhëniet tona bilaterale dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq.