Macron, Erdogan dhe Sanchez mbërrijnë për samitin e NATO-s

Macron, Erdogan dhe Sanchez mbërrijnë për samitin e NATO-s

Krerët e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën për një samit në Bruksel të hënën, ku lidhjet me Rusinë dhe Kinën pritet të kryesojnë agjendën, trasmeton Insajderi.

Të parët që arritën janë presidenti francez, Emmanuel Macron, ai turk, Recep Tayyip Erdogan si dhe kryeministri spanjoll,Pedro Sanchez, raporton ‘AP’

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka thënë më parë se udhëheqësit e NATO-s ishin vendosur të “hapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet trans-Atlantike”.

“Shumë aleatë shpresojnë të sigurohen nga presidenti amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë tyre në kohë konfliktesh”, ka shkruar kjo media./Insajderi.com