Macron: Evropa nuk duhet të mbesë peng i Brexit-it

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se Evropa nuk duhet të mbetet peng i procesit të Brexit-it.

Macron: Evropa nuk duhet të mbesë peng i Brexit-it

“Projekti evropian nuk duhet të jetë i burgosuri i Brexit-it”, deklaroi presidenti francez.

Deklarata e Macron vjen një ditë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, pas tetë orësh bisedime, arriti të bindë vendet e BE-së që të ketë një shtyrje të Brexit-it.

Mirëpo, udhëheqësit evropianë vendosen kushte ndaj Britanisë.

Ata ofruan shtyrje deri më 22 maj, vetëm nëse ligjvënësit britanikë e miratojnë planin e Mayit javën e ardhshme.

Nëse nuk e miratojnë, shtyrja do të jetë më e shkurtër – deri më 12 prill – dhe, në atë rast, Britania do të duhet të dalë me vendime të reja ose të largohet pa marrëveshje.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa një plan të dakorduar me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.