Macron i shkruan ambasadorit të Kosovës në Francë

Macron i shkruan ambasadorit të Kosovës në Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka shkruar letër ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Gashi këtë letër e ka cilësuar si “mesazh kurajues”, përcjell Insajderi.

“Jam i lumtur që kam mundësi të ndihmoj në avancimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, të bazuar mbi vlera evropiane e interesa të përbashkëta për një Evropë të fortë si dhe për paqe, liri, demokraci e progres në rajonin tone”, ka shkruar Macron në letrën që Gashi e ka shpërndarë në Facebook.

Gashi shtoi se “Shtetit tonë, në prag të 13 vjetorit të Pavarësisë i nevojitet ende fuqizim në rrafshin ndërkombëtar”. /Insajderi.com