Macron me kërkesë për Thaçin e Vuçiqin

Macron me kërkesë për Thaçin e Vuçiqin

Emanuel Macron, presidenti i Francës ka bërë të ditur se në takimin e sotëm do të diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën dhe Serbinë.

Macron gjatë konferencës për media kërkoi që Kosova dhe Serbia duhet të heqin dorë nga emocionet gjatë diagolut mes tyre, shkruan Insajderi.

“Samiti i Berlinit nuk është që të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë por të gjithë së bashku në takimin që do të mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit do të diskutojmë se si do të gjendet një zgjidhje në të ardhmen”, ka deklaruar Macron, përcjell Insajderi.com