Macron me mesazh për Kosovën dhe Serbinë pas vizitës në Beograd

Macron me mesazh për Kosovën dhe Serbinë pas vizitës në Beograd

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka publikuar në Twitter, pjesën e fjalimit të tij të mbajtur në Beograd, aty ku qëndroi për vizitë dy ditore.

Macron, ka folur për zgjedhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka thënë se duhet të ndërtojmë së bashku paqen ndërmjet këtyre shteteve.

Presidenti francez e përmend gjatë fjalimit të tij kompromisin si një mundësi për të gjetur një zgjidhje për të dy palët, duke thënë se për një gjë të tillë ka inkurajuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiçin.

Edhe pse duket një gjë e vështirë,  Macron thotë se e inkurajon edhe palën kosovare, për të gjetur një zgjidhje inteligjente.

Lidhur me deklaratat e Macron për kompromis, ka folur sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e cilëson si një këshillë, pasi sipas tij mbase Kosova dhe Serbia nuk kanë nevojë për ndonjë kompromis.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiç, teksa ka folur sot para disa studentëve në Serbi, ka thënë se muaji shtator mund të jetë koha për rifillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit./ Insajderi.com