Macron në ditën e parë të punës e emëron kryeministrin

Macron në ditën e parë të punës e emëron kryeministrin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet që gjatë ditës së sotme ta emëroj kryeministrin e ri dhe ta vizitoj kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Zoti Macron dje në Paris u inaugurua në postin e presidentit, me ç’rast e ka paraqitur agjendën tij për ripërtëritjen e unitetit francez dhe rindërtimin e besimit në Bashkimin Evropian.

Shumë ekspertë thonë se zoti Macron, sot në ditën e tij të parë të plotë të punës, me gjasë për kryeministër do ta emëroj politikanin nga Patia Republikane, Edourad Philippe.

Më vonë, presidenti Macron në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synim të forcimit të raporteve të vendit të tij me aleatin shumëvjeçar, Gjermaninë.

Pas fitores së zotit Macron, 39 vjeçar, kundër rivales së tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në zgjedhjet presidenciale franceze, kancelarja Merkel e ka përshëndetur presidentin e ri, Emmanuel Macron.