Macron propozon ndërmjetësimin BE-Rusi në Bjellorusi

Macron propozon ndërmjetësimin BE-Rusi në Bjellorusi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka propozuar sot ndërmjetësimin evropian, në bashkëpunim me Rusinë, midis akterëve të ndryshëm në krizën në Bjellorusi.

Ai ka thënë se negociatat midis autoriteteve, opozitës dhe shoqërisë civile janë thelbësore.

“Një dialog midis autoriteteve, opozitës dhe shoqërisë civile është thelbësore”, tha Macron, raporton ATSh.

“Shpresojmë që ky dialog të mund të vendoset nga vetë bjellorusët, megjithatë BE është gati për t’i mbështesë, nëse roli ynë i ndërmjetësimit mund të jetë i dobishëm dhe dëshirohet nga bjellorusët, së bashku me institucione të tjera, veçanërisht OSBE-në, përfshirë edhe Rusinë në dialogun e kërkuar”, theksoi presidenti francez, përkrah kancelares gjermane, Angela Merkel. /Insajderi.com