Mafia e krim i organizuar, kështu e quan Fatos Lubonja atë se çka ndodhi me ndërtimet në Durrës

Mafia e krim i organizuar, kështu e quan Fatos Lubonja atë se çka ndodhi me ndërtimet në Durrës

Analisti, Fatos Lubonja,  ka treguar për Indoks se çka ndodhi më ndërtimet në Durrës, prej të cilave mbeten 51 viktima.

Ai ka thënë se e gjithë kjo tragjedi ndodhi nga babëzia për ndërtimet e pakontrolluara.

“ Problemi i kësaj tragjedi është kapitalizmi që është ndërtuar që të them në mënyrë poetike nga Hajdegeri duke parafrazuar, do të thoja në qoftësë  shkon në pyll një poet edhe një druvar, ata nuk e shohin pyllin njësoj , poeti i dëgjon cicërimate  zogjve për të bërë poezi  kurse druvari e sheh se sa dru do të presin dhe sa do të shesin për të fituar. Në mënyrë metaforike kjo është ѯka ka nodhur në Shqipëri gjithë këtë bukuri natyrore që trashëguam sigurisht e dëmtuar nga komunizimi çka na kishte mbetur, ne nuk e pamë me sytë e poetit  në mënyrë figurative në syrin e ekologjisë , por e pamë një tufë druvarësh që u vërsulën se si mund ta nxjerrin fitimit dhe vetëm kaq”, ka thënë Lubonja.

Lubonja në intervistën për InDoks shpjegon se si krimi i organizuar që ndërtoi në Durrës me rrethinë madje nuk i respektoi as ato dokumente që ishin krijuar qoftë edhe në kohën e regjimit komunist, e lëre më standardet e reja. A do të mund të kishte më pak viktima, sipas tij?

“ Edhe në kohën e regjimit kanë qenë hartat të qarta dhe plane urbanistike mbi harta gjeologjike dhe sizmologjike që kanë përcaktuar zonat ku është rreziku më i madh, deri tetë bazë deri në katër ballë, cilësinë e tokës, pasi nuk ka gjithmonë tokë ranore po ka toka shkëmbore janë gjëra që i përcaktojnë kapitalizmi i egër. Një konflikt i hapur i interesit ata që kanë ndërtuar ata kanë paraqitur si më thënë garancinë që kjo është në rregull ose janë lënë privat uk janë lënë institucioneve shtetërore për të certifikuar. Tash pash një lajme që një grua ishte invetitore e këtij hoteli Palma ishte burri i saj që e certifikonte dëri këtu është absurdimungesa e shteti, lidhja e shkurtër e tyre me bashkinë mendoj që numri i viktimave do të ishte zero”.

 

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks