Mafiozi godet me kokë gazetarin, video bën xhiron e botës (VIDEO)

Mafiozi godet me kokë gazetarin, video bën xhiron e botës (VIDEO)

Një mafioz italian goditi brutalisht me kokë një gazetar, pasi ai po e pyeste për lidhjet me ekstremin e djathtë.

Pronari i një palestre, Roberto Spada goditi italian Daniele Piervincenzi. Pasi e gjuajti me kokë, ai nisi ta ndiqte me një shufër hekuri.

Daniele, që punon për Rai-n, mbeti me hundë të thyer. Roberto Spada njihet për lidhjet e tij me krimin. Vëllai i tij është bosi mafioz, Carmine Spada.

Ai po intervistohej pasi dyshohet se mbështet një grup fashist. Policia tha se ka nisur hetimet.

Pavarësisht plagëve, gazetari tha se është gati ta falë agresorin nëse ai kërkon falje.

https://www.youtube.com/watch?v=pRqLpVA6d0s