Maguire: Kosovë shtet i bukur me njerëz të dashur, faleminderit për mikpritjen

Maguire: Kosovë shtet i bukur me njerëz të dashur, faleminderit për mikpritjen

Ylli i Manchester United, Harry Maguire, ka fjalë të mëdha për Kosovën pas ndeshjes.

Mbrojtësi i ekipit të madh anglez ka falënderuar popullin kosovar për mikpritjen e madhe që i është bërë Anglisë, shkruan Insporti.

Kosova pësoi humbje 4:0 në ‘Fadil Vokrri’ por ishte mikpritja e hatashme që i është bërë Anglisë ajo çka pushtoi mediat botërore.

Futbollisti i Manchester United, Harry Maguire, ka përzgjedhur fjalët më të dashura për Kosovën pas ndeshjes.

“Kosovë, ka qenë kënaqësi. Faleminderit për mikpritjen e jashtëzakonshme. Shtet i bukur, njerëz të dashur. Paqi fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire pas ndeshjes në ‘Twitter’. /Insporti.com/