Majk ‘krenohet’ me koleksionin e veturave që ka, publikon fotografitë e tyre

Majk ‘krenohet’ me koleksionin e veturave që ka, publikon fotografitë e tyre

Reperi i njohur, Majk ka qenë aktivë në këtë verë me koncerte dhe projekte të reja muzikore.

E në lidhje më këtë ai ka krijuar të ardhura të mëdha nga koncertet duke e ditur se ai është edhe një nga emrat më të kërkuar për të përformuar.

Së fundmi, ai ka publikuar disa fotografi të veturave të tij, derisa ‘krenohet’ me ato që posedon.

 

“1,2,3 puthee”, shkruan reperi, krahas fotove ku ka pozuar nga veturat “Porsche”, “BMW” dhe “Audi”, vargje këto të një këngë të Elvana Gjatës.

 

DUke ditur që Majk zgjedh shumë në vetura edhe vlera e tyre nuk pritet të jetë e vogël.

 

Ndryshe, në muzikë, projekti i tij i fundit mban titullin “AMORE”, e cila erdhi si bashkëpunim me Onatin dhe Cozman.

Ky projekt që një javë nga lansimi ka arritur afro dy milionë klikime në platformën Youtube./Insajderi.com