Majlinda jep intervistë për televizionin japonez teksa në televizionin francez flitet për Dua Lipen

Majlinda jep intervistë për televizionin japonez teksa në televizionin francez flitet për Dua Lipen

Sot trajneri i kampiones botërore në xhudo Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka publikuar një fotografi mjaft interesante, shkruan Insajderi.

Fotografia tregon Majlinda Kelmendin teksa jep një intervistë për televizionin japonez ndërsa në televizionin francez jepet lajmi për triumfin e Dua Lipës në ngjarjen më të rëndësishme botërorë të muzikës siç është Grammy.

Edhe vet Kuka, ka shkruar se ndihet i motivuar me këto pamje, teksa ka theksuar se të rinjtë shqiptarë po e pushtojnë botën.

“Pamja ime sot në Hotel në Paris!
Majlinda intervistë për Tv Japonez ndërsa në TV Francez po flitet për Dua Lipën ??
Të rinjtë Shqiptar po pushtojnë Botën!:, ka shkruar Kuka./ Insajderi.com

#mondaymotivationPamja ime sot në Hotel në Paris!Majlinda intervistë për Tv Japonez ndërsa në TV Francez po flitet për Dua Lipën ??Të rinjtë Shqiptar po pushtojnë Botën!

Posted by Driton Toni Kuka on Monday, 11 February 2019