Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojëra Olimpike

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojëra Olimpike

Xhudistja Majlinda Kelmendi ia ka sjellë Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, pas triumfit në finale ndaj italianes Odette Giuffrida.

Ajo ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Kosova tani futet në mesin e shteteve që kanë fituar medalje të artë nga këto Lojëra Olimpike.

Me këtë rast, Kelmendi ka shkruar historinë e shtetit të Kosovës duke fituar medalje të artë në pjesëmarrjen e parë të Kosovës. /Insajderi.com