Majlinda Kelmendi kualifikohet në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi kualifikohet në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi.

Xhudistja nga Peja në çerekfinale e mposhti xhudisten koreane Park Da Sol, raporton Insporti

Kurse, paraprakisht i kishte mundur xhudistet Anna Kazyulina nga Kazakistani e Salimata Fofana nga Breku i Fildishtë.

Ndërkaq, në gjysmëfinale pati punë me britaniken Chelsie Giles, sfidë të cilën po ashtu e kaloi me sukses.

Në finalen në kategorinë -52 kilogramë, Kelmendi do të ndeshet me xhudisten italiane Odette Giuffrida, që në gjysmëfinale mposhti spanjollen Estrella Lopez Sheriff. /Insporti.com/