fbpx

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohen dy persona

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Raportohet se një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë mbetur të plagosur. Policia e Korçës njofton se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të shumta.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.