Makina shef – teknologjia që po pushon nga puna punëtorët në bazë të performancës së tyre

Makina shef – teknologjia që po pushon nga puna punëtorët në bazë të performancës së tyre

Dokumentet e siguruara nga portali The Verge tregojnë se si kompania Amazon përdori një sistem kompjuterik për të përgjuar automatikisht dhe për të pushuar nga puna qindra punëtor të cilët nuk arrinin të plotësonin kërkesat e kompanisë, shkruan Insajderi.

Jo çdo vendim është marrë nga sistemi kompjuterik, dokumentet, duke përfshirë edhe një letër dokument nga Amazon i nënshkruar nga avokati, tregojnë se sa i thellë dhe i saktë është sistemi.

Nuk dihet sigurt nëse Amazon është duke e përdorur këtë sistem ende.

Sistemi i Amazon përgjon ratat e produktivitetit  të secilit punëtor, automatikisht i gjeneron të gjitha paralajmërimet dhe duke marrë parasysh kualitetin dhe punën e secilit punëtor ai është në gjendje të pushoj nga puna një punëtor pa një mbikëqyrës.

Një sistem i madh i robotëve kanë qenë duke e bërë punën e njerëzve në dekadat e fundit, duke i zënë vendin e tyre të punës, duke i punësuar ata apo edhe duke i pushuar.

“Njëra nga gjërat që dëgjojmë vazhdimisht nga punëtorët është se ata po trajtohen si robotë sepse ata po monitorohen dhe mbikëqyren nga sistemet robotike”, ka thënë kritiku i Amazon, Stacy Mitchell./Insajderi.com