Malaga përfiton një milion euro nëse nuk e mposht Realin

Malaga përfiton një milion euro nëse nuk e mposht Realin

Skuadra e Real Madridit është shumë pranë që të fitojë titullin e La Ligas, pasi në ndeshjen e fundit i duhet vetëm një pikë ndaj Malagas për të siguruar trofeun më të rëndësishëm në Spanjë.

E skuadra e Malagas do të fitonte 1 milion euro nga madrilenët nëse humb ose barazon në ndeshjen e sotme.

Arsye për këtë është Isco Alarcon, të cilin Real Madrid e transferoi pikërisht nga Malaga në vitin 2013 për 30 milionë euro. Në kontratën e spanjollit ishte një klauzolë, e cila thotë se nëse Reali fiton La Ligan brenda pesë viteve të ardhshme, atëherë Malaga do të përfitonte një milion euro.

Kjo për shkak të detajeve që janë vendosur në kontratën ndërmjet skuadrave të Malagas dhe Real Madridit. /Insajderi.com