Malawia djeg vaksinat e skaduara AstraZeneca

Malawia djeg vaksinat e skaduara AstraZeneca

Autoritetet shëndetësore në Malavi kanë djegur 19,610 doza të skaduara të vaksinës AstraZeneca, duke thënë se kjo do të sigurojë publikun se çdo vaksinë që ata marrin do të janë të sigurta, raporton BBC.

Malavia bëhet vendi i parë afrikan që e bën publikisht këtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë fillimisht u bëri thirrje vendeve të mos shkatërrojnë dozat e skaduara, por tani ka ndryshuar këshillën e saj.

Marrja e vaksinës në Malavi ka qenë e ulët dhe punëtorët shëndetësorë shpresojnë që masa do të rrisë besimin e publikut.

Nga një popullsi prej rreth 18 milion njerëz, shteti afrikan ka regjistruar 34,232 raste të konfirmuara të Coronavirusit dhe 1,153 vdekje. /Insajderi.com