Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri tjetrit

Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri tjetrit

Mali i Zi dhe Serbia kanë dëbuar ambasadorët e njëri-tjetrit për shkak të një mosmarrëveshje historike që daton më shumë se një shekull.

Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozoviç, përshkroi një vendim të autoriteteve malazeze në 1918 për t’u bashkuar me Serbinë si një “çlirim”.

Ai u akuzua për “ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi” dhe iu dha 72 orë kohë për të lënë vendin.

Ambasadori i Malit të Zi në Serbi, Tarzan Millosheviç u përjashtua gjithashtu.

Asambleja e vitit 1918 vendosi që Mali i Zi të bëhej pjesë e Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, e cila më vonë u njoh si Jugosllavi. Në 2006, Mali i Zi deklaroi pavarësinë, duke u bërë një shtet sovran për herë të parë që nga fundi i Luftës së Parë Botërore.

Bozovic bëri komentet në një takim të një shoqate që përfaqësonte serbët e Malit të Zi. Ai e përshkroi vendimin në 1918 si një “shprehje të lirë të vullnetit të njerëzve për t’u bashkuar me Serbinë vëllazërore”./Insajderi.com

BBC News