Mali i Zi heq orën policore për festat e fundvitit

Mali i Zi heq orën policore për festat e fundvitit

Derisa pothuajse të gjitha shtetet e Evropës kanë shtrënguar masat për festat e fundvitit për shkak të pandemisë COVID-19, Mali i Zi ka bërë të kundërtën.

Autoritetet në Malin e Zi kanë vendosur që të shfuqizojnë orën policore nga ora 22:00- 05:00 për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, pasi shifrat e infektimeve kanë shënuar rënie ditëve të fundit.

Ndalimi i trafikut ndërmjet qyteteve për fundjavë mbetet në fuqi, nga e premtja në 22:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit./Insajderi.com