Mali i Zi kontakton autoritetet në Kosovë për të arrestuarin në Gazimestan

Mali i Zi kontakton autoritetet në Kosovë për të arrestuarin në Gazimestan

Me rastin e arrestimit të një të riu nga Podgorica në Gazimestan, Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ambasada e këtij shteti që ndodhet në Prishtinë ka kontaktuar me autoritetet e Kosovës.

“Ne jemi të informuar nga autoritet kompetente të Kosovës se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për zbardhur rastin e të riut dhe atij t’i ofrohet ndihma juridike” thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të brendshme të Malit të Zi, shkruan Vijesti, transmeton Insajderi.

Tutje, bëhet e ditur se “Ambasada e Malit të Zi do të vazhdojë komunikimin intensiv në mënyrë që të marrë më shumë informacione”.

Ndryshe, në Gazimestan, që gjendet rreth 15 kilometra larg Prishtinës, rreth një mijë serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të tjera të rajonit, u mblodhën të hënën për të shënuar Vidovdanin.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan, një person, shtetas i Malit të Zi, u ndalua nën dyshimin se kishte kryer veprën penale shkaktim i përçarjes dhe intolerancës dhe se të njëjtit, pas intervistimit, i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./Insajderi.com